I parti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vlerësuar se është për keqardhje dhe instrumentalizim ‘’keqpërdorimi’’ i partive minoritare rreth propozimit të LDK-së për qeveri nacionale tranzitore.
I pari i LDK-së ka thënë të kërkosh unitet politik brenda shqiptarëve nuk është krim, duke theksuar edhe se, deklarimi i përfaqësueseve minoritarë, se LDK-ja është shoveniste, është kopjim i dëmshëm i urrejtjes së panevojshme.
‘‘Keqardhje për keqpërdorimin qe po u bëhet disa partive minoritare mbi propozimin tonë të fundit. Instrumentalizimi i tyre në përpjekjen e zgjidhjes politike e parlamentare, lë shenjë të rëndë në përfaqësimin e pakicave në Kosovë dhe marrëdhëniet e tyre me partitë shqiptare. Të painteresuar me përmbajtje por fatkeqësisht të interesuar në kopjimin e gjuhës fyese të polarizuesve, tre përfaqësues minoritarë, anëtarë të kabinetit qeveritarë në detyrë, mbajtën sot Konferencë ku akuzuan LDK-në se nuk i ka përfshirë në propozimin tranzitor. Disa shkuan aq larg sa që për herë të parë në historinë e Republikës së Kosovës, e quajtën Lidhjen Demokratike – parti shoviniste. Ky qëndrim, kopjim i dëmshëm i urrejtjes së panevojshme, është instrumentalizim i ulët i përfaqësuesve të komuniteteve që sot duhet të kenë përfaqësim dinjitoz me të gjitha partitë parlamentare shqiptare. Mbi të gjitha, të jesh shqiptar nuk është krim. Të kërkosh bashkim ndër-shqiptar nuk është krim. Të kërkosh unitet politik brenda shqiptarëve nuk është krim. Bashkëpunimi politik ndërshqiptar është mision politik i Lidhjes Demokratike të Kosovës, që nga viti 1989 e deri më sot’’, ka shkruar ai.
Tutje, Abdixhiku ka shkruar edhe se dakordimi mes partive shqiptare ka qenë parakusht i përfshirjes së mëpasshme minoritare,
Ç’është e vërteta, në 17 vite shtet, dakordimi mes partive shqiptare ka qenë parakusht i përfshirjes së mëpasshme minoritare; përfshirje e garantuar me Kushtetutë. Me Kushtetutën e hartuar nga LDK. Gjersa fatkeqësisht, për herë të parë në historinë shtetare, përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë mbajnë anë partiake. Jo vetëm anë, por renditen në vargun e gjatë të akuzave kundër një partie shqiptare, madje në këtë legjislacion, dhe ndaj vullnetit të shumicës parlamentare shqiptare të përfaqësuar me 52 deputetë.
Një qasje e tillë është e dëmshme dhe për komunitetet jo shumicë, dhe për demokracinë parlamentare.
Për të gjithë me interes, sidomos për bashkëqytetarët tanë të nderuar nga komunitetet jo shumicë ja dhe teksti i plotë i letrës, që fatkeqësisht refuzohet të lexohet qëllimisht nga përfaqësuesit e juaj parlamnetar:
“Qeveria Nacionale e Tranzicionit, e formuar nga të gjitha partitë shqiptare dhe, në përputhje me dispozitat kushtetuese, EDHE NGA PËRFAQËSUES TË PARTIVE TË KOMUNITETEVE JOSHUMICË, do të ketë afat të caktuar (deri në procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri), qëllime të qarta politike dhe ekzekutive, program dhe agjendë ekzekutive të dakorduar, si dhe kryeministër dhe kabinet përfaqësues dhe unifikues.”
Ndryshe, Abdixhiku, dje njoftoi për një propozim të LDK-së për një qeveri nacionale të tranzicionit.
Këtë propozim të kryetarit të LDK-së, Rexhepi, e ka keqinterpretuar në mënyrë të qëllimshme letrën që ai ia ka dërguar liderit të VV-së, Albin Kurti, dhe e ka sulmuar ka Abdixhiku.
Në postimin e saj, Rexhepi, aludon se Abdixhiku ka injoruar komunitetet jo shumicë.
‘‘Me këto fjalë mund ta përshkruaj deklaratën e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, me të cilën komunitetet jo-shumicë në Kosovë injorohen dhe eliminohen hapur nga dialogu politik. Një qasje e tillë është shoviniste, politikisht regresive dhe thellësisht e dëmshme për vizionin e një Kosove moderne dhe multietnike’’, ka shkruar ajo mes tjerash.
, diçka e tillë nuk qëndron, pasi që në letrën e Abdixhikut, ku i përgjigjet liderit të VV-së Albin Kurti, ai i përmend edhe komunitetet/AZETA PAPIRUS/