Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaroi sot se do të ketë takime me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me situatën aktuale politike në vend.
Kështu tha ai në një deklarim për media pas takimit që mbajti me gazetarë e analistë, për nismën për të tejkaluar krizën në vend.
Por, a ka kërkuar takim me presidenten Osmani kryetari i LDK-së?
Për Gazeta Blic, nga Presidenca janë deklaruar për këtë çështje.
Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, thotë se deri tash presidentja Osmani nuk ka pranuar asnjë kërkesë për takim, por që dera e Presidencës është e hapur për të gjithë.
“Presidentja Osmani deri tash nuk ka pranuar asnjë kërkesë për takim. Pavarësisht kësaj, dera e institucionit të Presidencës vazhdon të jetë e hapur për liderë institucionalë dhe parti politike, në funksion të mbrojtjes së interesit shtetëror”, deklaron Kupina.