Lumir Abdixhiku ka vazhduar edhe në këto orë takimet me qytetarë në vendet e ndryshme të Kosovës.
Pasi u takua në Gadime me qytetarë, i pari i LDK-së u pa në një tubim në Obiliq.
Abdixhiku theksoi se përtej mllefit e frustrimit, populli i Kosovës kërkon, shpresë, ide, zgjidhje e ndryshim.
Takimin e fundit për sonte e mbajtëm në Lagjen e Hashanëve në Obiliq.
”Tani, në këtë kohë, jemi në tubime edhe në lagje; në çdo anë. Dhe në çdo takim tonin, nuk ju nxisim në ndarje, përçarje e urrejtje për tjetrin; nuk ju ndajmë në patriotë e tradhëtarë, me ne apo me tjetein. Jemi të gjithë qytetarë të lirë të një Republike krenare! Jemi këtu, të ju flasim për të ardhmen e Republikës, për politikat shtetërore që përmirësojnë jetën e juaj.
Përtej mllefit e frustrimit, populli i Kosovës kërkon, shpresë, ide, zgjidhje e ndryshim! Kërkon normalitet e zhvillim! Ndryshimi po vjen! Prandaj dhe paniku. Prandaj dhe frustrimi!
E ardhmja ëahtë e bukur!
9 shkurti po afrohet”, shkroi Abdixhiku.