Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka vizituar sot kompaninë e njohur teknologjike Gjirafa.
Në ambientet e saj, Abdixhiku ka shkuar bashkë me dy deputetet e LDK-së. Ajo që ra në sy ishte shkrimi i postuar, i cili sipas z. Abidxhikut është shkruar tërësisht nga ana e inteligjencës artificiale ChapGTP.
“Si parti, LDK-ja është e përkushtuar për të mbështetur rritjen e kompanive teknologjike, sikurse Gjirafa. Ne e njohim rëndësinë e ofrimit të një mjedisi mbështetës biznesi për t’u mundësuar kompanive të tilla zhvillimin e nevojshēm. Prandaj, presim me padurim të punojmë me Gjirafën dhe gjithë inovatorët e tjerë teknologjik në vend për të ndihmuar Kosovën të arrijë potencialin e saj të plotë në industrinë e teknologjisë.” – shkruan ndër të tjera në postimin e Abdixhikut.