Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se fshati Rugovë e Pejës po i kthehet besimit të LDK’së.
Abdixhiku këtë e ka thënë pas një tubimi në Rugovë të Pejës, duke shpërndarë fotografi me veshje tradicionale rugovase me simpatizantë të LDK’së.
“Rugovë! Pa fjalë! Gazi kishte vendosur shallin e vitit 2001, atë që e barte Ymer Muhaxheri gjatë prities së Rugovës. Dhe ndjenja në këtë sallë ishte e fitores.
I herë flasin rugovasit’! Këtë e kam mësuar nga ta! ‘I herë’ fola dhe unë! Zotimet e burrit janë prej guri! Do t’u rri në fjalë! Por tani, kemi festë! Po e përjetojmë ringritjen e djathtë si në kohët më të mira! Kushtrimi ka rënë tashmë!
Pa fjalë! Plot emocion! Rugova po kthehet fort! Shtëpia e madhe ka hapur derën e popullit, prandaj dhe jemi krenar!”.