Kryetari I Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se i takon Lëvizjes Vetëvendosje të bëjë zgjidhje, pasi me partitë tjera e ka një shumicë minimale.
“I pari të bëjë zgjidhje si i pari, t’i bëjë votat, e ka edhe një shumicë minimale me partitë tjera, nuk e di pse nuk po e bëjnë”, tha ai shkurt pas dështimit të seancës.
VV-ja sërish ka propozuar Albulena Haxhiun për kryeparalamnetare, duke bërë që seanca të shtyhet për të martën, pasi kandidatja e tyre mori sërish vetëm 57 vota.
Kjo ishte përpjekja e shtatë e dështuar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës./Gazeta Papirus/