Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka pranuar se ai është kundër Ballkanit të Hapur.
Pikërisht në ditën e parë të samitit të ri që po mbahet në Ohër, Abdixhiku duke replikuar me analistin Çim Peka, konfirmoi atë që po të njëjtit iu ishte përgjigjur qysh në javën e parë si i pari i LDK-së.
“Peka, e kam thënë te ti. Qysh në javën e parë në postin si kryetar i partisë. Jam kundër Ballkanit të Hapur. Nuk është në interesin tonë. Është projekt politik, jo ekonomik. Ne jemi me Procesin e Berlinit”, tha ndër të tjerash Abdixhiku në ATV.