Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë se në takimin me krerët opozitarë, kryeministri Albin Kurti nuk ka thënë më shumë se deklaratat publike, raporton Ekonomia Online.
Ai tha se Qeveria s’duhet t’i sjellë qytetarët që të zgjedhin në mes të ligjshmërisë dhe aleatëve. Abdixhiku shtoi se Kurti e ka mbështetjen e LDK-së për të vendosur ligjshmëri në vend.
“Duhet të ulesh dhe të marrësh vendime të përbashkëta. Mos të ketë zgjedhje mes ligjshmërisë dhe aleatëve sepse atëherë kemi bërë gabim”.
“Të mos e shndërrojmë në çështje politike të brendshme, duhet të jemi unikë, por në këtë unitet të jemi bashkë edhe me aleatët ndërkombëtarë, përndryshe çdo situatë e re do të jetë në përgjegjësinë e Kurtit”.
“Nuk kuptuam diçka të re dhe s’pamë ndonjë plan konkret për zgjidhjen në veri të vendit. S’pamë ndonjë lëvizje apo gatishmëri”