Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u ka kërkuar falje mbi një mijë mbështetësve që mbetën jashtë sallës gjatë tubimit ku partia hapi fushatën elektorale, shkruan Gazeta Papirus.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Abdixhiku theksoi se, pavarësisht heqjes së karrigeve për të krijuar më shumë hapësirë, salla nuk mundi të akomodonte të gjithë përkrahësit e LDK-së.
Postimi i tij i plotë:
“Ju faleminderit secilit që na mbushët zemrat dhe mendjet me plot fuqi! Në këtë ditë të bardhë mbushët sallen më të madhe që kishim! LDK është ngritur tashmë në këmbë!
Fushatë të mbarë! 124 është numri ynë! Republika jonë është vetë ëndrra jonë!