Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaron se për propozimin e Qevrisë së Tranzicionit, “deri më tani kemi dëgjuar vetëm insistim në dëshira të njëjta partiake që nuk përcillen me një shumicë reale”. Ai pohon se sot askush nuk e ka shumicën, prandaj duhet zgjidhje, që nënkupton përgjigje ndaj kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi, i cili insiston në formimin e qeverisë nga opozita në krye me Bedri Hamzën.
Abdixhiku në rrjetin social në FB shkruan: “Nesër bëhet hera e 15-të që mblidhemi për të pritur rezultatin e njëjtë. Për më tepër, në horizont nuk duket fundi i kësaj praktike pa rezultat”.
Gjithsesi, deklaron se LDK-ja mirëpret secilën mundësi në funksion të daljes nga kjo gjendje, përfshirë takimin e përbashkët të ftuar nga Presidentja.
“Por që një nismë të ketë sukses, duhet të paraprihet me ide të reja. Insistimi në të vjetrat, edhe në takim, nënkupton komfort dhe bllokim të mëtejmë”, shprehet ai.
“Dhe kriza vazhdon. Jo vetëm kjo parlamentarja, por ajo e vërteta – ajo jashtë. Çmimet e larta bërtasin, pagat vazhdojnë të mbesin të pamjaftueshme, faturat e energjisë rriten, e asnjë projekt madhor nuk ecën më. Vendet përreth ndërtojnë aeroporte, spitale e centrale. Tek ne disa gjejnë komfortin në shfaqje 48-orëshe pa asnjë rezultat”, shprehet Abdixhiku./GAZETA PAPIRUS/
Postimi i plotë: