Kreu dhe kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi është tërhequr shorti për renditjen e subjekteve politike, në fletëvotimin e zgjedhjeve të 9 shkurtit.
LDK do ta ketë numrin 124 në këto zgjedhje.
Abdixhiku ka shkruar se “124 është numri jonë” e “9 shkurti fitorja jonë”.
“124 është numri ynë! ✌️
9 shkurti është fati jonë, thirrja jonë, fitorja jonë!”, ka shkruar ai në Facebook