Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në ditën e fundit të qëndrimit në Kosovë ka takuar Komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Ristuccia.
Dhe me këtë rast Abazoviq tha se ndihet krenarë për ushtarët malazezë që janë në shërbim të KFOR-it të Kosovës, që sipas tij po e përfaqësojnë denjësisht Maqedoninë e Veriut, shkruan arbresh.info.
“Mali i Zi është i përkushtuar për stabilitetin rajonal dhe paqen në Ballkanin Perëndimor. Jemi krenarë për ushtarët tanë që janë në një mision serioz dhe që përfaqësojnë denjësisht Malin e Zi. Ishte kënaqësi të bisedoja me komandantin e sapo zgjedhur të KFOR-it, gjeneralin Angelo Ristuccia”, ka shkruar Abazoviq në Twitter.