Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë informacione rreth ekipit menaxhues që është duke u marrë me draft-statusin e Anotacionit të komunave me shumicë serbe.
Në një prononcim për “Indeksonline”, deputeti Haki Abazi ka thënë se s’kanë asnjë informacion rreth përmbajtës së këtij grupit.
“Mendojë që nëse vazhdohet me vendimeve arbitrare, jashtë kontrollit të parlamentit, përpos keqkupteimve, mundemi me përfudnu në pozicione të gabuar”.
Sipas tij, ky proces duhet me pas impute edhe përkrahjen e parlamentit dhe institucioneve të tjera relevante. “Veriu është shumë i komplikuar sesa që mundet Besnik Bislimi (zv/kryeministri) me menaxhu”, u shpreh ai.
Abazi ka folur edhe për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen me 23 prill në katër komunat veriore.
Ai thotë se Beogradi zrytar është duke e përdorë veriun për të sabotuar çfarëdo lloj progresi të raportit në dialog.
“Serbia po dëshmon që e kontrollon veriun me instrumentet e dhunës dhe kërcënimit të popullin në veri. Në të njëjtën kohë dëshiron të tregojë që Qeveria e Kosovës s’ka kontroll dhe instrumente legjitimuese atje.
“Kjo është goditje për dialogun. Nuk mundet me pas zhvillime në veri pa dritat e gjelbërta dhe pajtueshmërinë e Serbisë, është sitautë e komplikuar”, ka thënë ai. /Indeksonline/