GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Abazi sërish në skenë, thotë Kurti e Mihali bënë çmos të ta eliminojnë nga partia

04/04/2023
në Ballina
Koha e leximit:3 mins read
Abazi sërish në skenë, thotë Kurti e Mihali bënë çmos të ta eliminojnë nga partia
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, nuk ka kursyer akuza në drejtim të kryeministrit Albin Kurti dhe shefes së deputetëve të kësaj partie, Mimoza Kusari-Lila.

Abazi tha se pikërisht kryeministri Kurti, kishte kërkuar që të shkarkohej nga pozita e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme.

Ndërsa për shkarkimin e tij nga strukturat e partisë, Abazi thotë se është përfshirë edhe Dejona Mihali.

Abazi ka thënë se vendimi për shkarkimin e tij, nuk ka ardhur si pasojë e mospunës së tij, por për shkak të pakënaqësisë që Abazi i kishte shfaqur në drejtim të Mimoza Kusari-Lilës.

“Është kërkuar nga zotri Kurti shkarkimi im si kryetar i Komision për Punë të Jashtme, dhe unë shfrytëzoj rastin që të them se unë nuk jam shkarkuar për shkak të mospunës sepse po të ishte ashtu, do të kishte një raport aty, dhe e dyta askund brenda institucioneve të Kosovës përfshirë edhe Kryesinë dhe Këshillin e VV-së, nuk ka vendim për shkarkim”, u shpreh ai për EO.

Abazi thotë se aktualisht Lëvizja Vetëvendosje udhëhiqet nga një person që nuk është fare pjesë e saj, teksa Kusari-Lilës i referohet si përçarëse.

“Unë e shoh duke mosfunksionuar (VV-në). 51 përqindëshi udhëhiqet prej një personi e cila nuk është pjesë e Vetëvendosjes, e cila në angazhimin e saj politik ka qenë përçarëse në të gjitha struktura ku ka qenë aty, dhe mjafton të pyetni edhe gratë që kanë qenë brenda AKR-së se çfarë mendojnë për rolin e zonjës në fjalë dhe njëjtën strategji e ka përdorur përçajë dhe sundo në Grupin Parlamentar dhe kjo mjafton se është arsyeja kryesore e frustrimit, pakënaqësitë dhe mungesës së kohezionit brenda GP”, u shpreh ai, teksa tregoi edhe për mospajtimet që i ka pasur me kryeministrin Kurti.

Për pozitën që e mban aktualisht Kusari-Lila, Abazi thotë se është në kundërshtim me statutin e partisë. Thotë se në VV nuk ka hyrë për t’u servilosur.

“Unë nuk e kam votuar zonjën Kusari që në ditën e parë sepse e kam njoftë. Unë jam në politikë qysh moti dhe në këto marrëdhënie. Unë nuk e kam votuar asnjëherë për ushtruese të detyrës sepse edhe statuti i partisë nuk lejon një gjë të tillë për një periudhë më të gjatë se gjashtë muaj, tani janë bërë shkelje të statutit në vazhdimësi. Mospajtimet me zotri Kurtin i kemi pasur konceptuale. Unë nuk e duroj ngulfatjen e as autokracinë, unë nuk kam hyrë në VV për t’u servilosur”, thotë Abazi.

Ish-zëvendëskryeministri ka implikuar në shkarkimin e tij edhe anëtaren e kësaj partie, Dejona Mihalin. Për këtë të fundit, Abazi thotë se së bashku me Kurtin, kanë bërë çmos që ta largojnë emrin e tij nga struktura e partisë.

“Kemi pas diskutim të detajuar për zgjedhjet lokale. Po thuajse në stilin e njëjtë është diskutuar dhe janë mbajtur të mbyllura vendimet për këtë çështje. Mandej tentimi i fundit për të shkuar përpara dhe për të përmirësuar pozicionin e dhënies së imputit, kanë qenë zgjedhjet e fundit të brendshme të VV-së, ku zotri Kurti në një formë ose tjetër bashkë me Dejona Mihalin e të tjerët, kanë bërë çka ka qenë e mundur të bëhet për të eliminuar emrin tim dhe emrat tjerë nga struktura, gjë që përfundoi realisht me zgjedhje që nuk kanë qenë fare vullnet i masës dhe i aktivistëve por ka qenë një plan i nxjerrjes së emrave të përveçëm që mund të konsiderohen më shumë lojal dhe të bindur ndaj asaj se çfarë mund të diskutohet”, u shpreh Abazi.

Në fund, Abazi thotë se aktualisht ende është pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Tags: Albin KurtiDejona MihaliHaki Abazi
ShareTweetShare
Previous Post

Horoskopi ditor, 4 prill 2023

Next Post

Marrëveshja për energjinë, tema kryesore sot në Bruksel në mes Bislimit e Petkoviqit

Next Post
Marrëveshja për energjinë, tema kryesore sot në Bruksel në mes Bislimit e Petkoviqit

Marrëveshja për energjinë, tema kryesore sot në Bruksel në mes Bislimit e Petkoviqit

Lajmet e fundit

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

24/05/2025
Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

23/05/2025
‘Zinxhiri komandues në UÇK’: Gjykata Speciale pranon disa dokumente për zonën e Llapit

Cilat prova të dëshmitarëve u pranuan në Hagë?

23/05/2025
Irani dhe ShBA-ja kanë shpresë për përparim pas bisedimeve bërthamore

Irani dhe ShBA-ja kanë shpresë për përparim pas bisedimeve bërthamore

23/05/2025
Dy avionë ushtarakë rusë dyshohet se shkelën hapësirën ajrore finlandeze

Dy avionë ushtarakë rusë dyshohet se shkelën hapësirën ajrore finlandeze

23/05/2025
Këto rrugë në Prishtinë bllokohen për rishtresim të asfaltit, punimet përfundojnë më 1 qershor

Këto rrugë në Prishtinë bllokohen për rishtresim të asfaltit, punimet përfundojnë më 1 qershor

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

24/05/2025
Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës

23/05/2025
‘Zinxhiri komandues në UÇK’: Gjykata Speciale pranon disa dokumente për zonën e Llapit

Cilat prova të dëshmitarëve u pranuan në Hagë?

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.