Në konferencën tashmë të zakonshme, të së premtës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi, ka dhënë qëndrimet e tij, për temat më të rëndësishme të javës.
Për situatën në veri, Abazi tha se ka qenë tentativë e Serbisë për t’a sfiduar NATO-n, atje, teksa ardhjen e 21 nëntorit, e ka parë me shqetësim, e për të tha se duhet bisedime me partnerët tanë ndërkombëtar, në mënyrë që Sëbisë t’i hiqt ç’do lloj justifikimi, për ndonjë përshkallëzim të mundshëm.
“Veriu, partneriteti ndërkombëtar dhe deputetët serb në Kuvendin e Republikës së Kosovës – Situatat e krijuara në Veri, pas urdhrit të dhënë nga Beogradi për tërheqjen e serbëve të Kosovës nga institucionet në Veri të vendit, ka shkaktuar vakum institucional, me qëllim të sfidimit të funksionimit të shtetit dhe ka ngritur kërcënime për qytetarët e vendit.
Fakti që Serbia mund të jap këso urdhërash, po ashtu mund të konsiderohet që këtë e ka bërë për ta sfiduar bashkësinë ndërkombëtare sidomos NATO-n në Kosovë.
Targat kanë qenë vetëm preteksti që Serbia të tregoj muskujt e vetë kundrejt fazës së re të krijuar pas rinisjes së Procesit të Berlinit dhe nënshkrimit të marrëveshjeve atje.
Po i afrohemi 21 nëntorit dhe të gjithë janë të alarmuar, e sidomos partnerët tanë ndërkombëtar për mundësinë e përshkallëzimit të situatës atje.
Andaj, strategjia dalëse nga kjo situatë për t’ia hequr Serbisë çfarëdo justifikimi për të përdorur strukturat kriminale në veri, duhet të na kthej në tavolinën e bisedimeve me shtetet partnere për të akorduar qëndrimet dhe planin e përgjithshëm përtej dialogut, për të parandaluar çfarëdo përshkallëzimi të situatës sipas planit të Serbisë, por edhe për tu fokusuar në çështjet strategjike të përmbylljes së marrëveshjes finale për normalizim dhe njohje.” Ka tënë ndër të tjera Abazi.