Abazi po ashtu ka folur për raportet e tij me kryeministrin e Kosovës dhe njëherit kreun e VV-së, Albin Kurti.
Abazi tha në emisionin Pressing në T7 se i ka qëndruar pranë atij në kohët më të vështira, duke zbuluar edhe detaje të panjohura se Kurti ka qenë në listën e zezë të SHBA-së, që nuk lejon udhëtimin brenda këtij shteti.
“Kur Albin Kurti ishte në listat e zeza të SHBA-së, unë e kam mbrojtur”, thotë Abazi.
“Unë kam qenë ndër të paktit që kam mbrojtur Kurtin edhe atëherë. Unë kam qenë në panel në Departamentin e Shtetit, ishte edhe Lajçak atëherë në panel, nuk iu dha viza Kurtit dhe unë e mbrojta në SHBA”, shtoi ai.
Abazi tutje shton se brenda VV-së ekziston një kontroll i madh që të mbytet fjala e lirë dhe deputetët janë të urdhëruar të lexojnë fjalime të shkruara nga dikush tjetër.