Me datat 21-23 qershor në Cyrih mbahet festivali open-air shqiptar për Zvicër e më gjerë “Alba Festival”.
E përpara mbajtjes së këtij festivali, është bërë e ditur se artistët si Butrint Imeri, Don Xhoni dhe Hellbanianz nuk do të jenë pjesë e këtij festivali.
Kjo për shkak të mosrespektimit të marrëveshjes, konkretisht orarit të performancës nga ana e organizatorëve të festivalit.
Sipas një njoftimi në Instagram, tutje është thënë se të gjithë ata që kanë blerë tiketa për të parë performancën e tre artistëve, mund të kërkojnë rimbursimin e tiketave sipas të drejtave ligjore nga organizatorët e festivalit.
“Alba Festival”, synon të jetë një pikëtakim për një “miks” të muzikës moderne nga Shqipëria dhe nga Kosova dhe të stabilizohet si një platformë për shkëmbimin ndërkulturor.
Interesimi për të marrë pjesë është jashtzakonisht i madh, ku ka thyer rekorde nga kërkesat e shumta të fansave.