Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pas përmbylljes së procesit të brendshëm zgjedhor nëpër nëndegë, degë, Aleancë të Gruas dhe Rinisë, do të mbajë kuvendin zgjedhor.
Në Kuvend do të zgjidhet kryetari dhe këshilli i përgjithshëm i AAK-së.
Kuvendi nis në ora 10:00.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pas përfundimit të procesit të brendshëm zgjedhor tha se partia e tij do të ketë ndryshime të mëdha me njerëz të rinj.
Ai bëri të ditur se në pesë muajt e fundit janë mbajtur mbi 400 kuvende të nëndegëve, të strukturave të rinisë dhe të gruas.
“Aleanca po e përfundon një proces të suksesshëm të zgjedhjeve të brendshme. Për këta 5 muaj, janë mbajtur mbi 400 kuvende të nëndegëve, të strukturave të rinisë dhe të gruas… Zgjedhjet kanë qenë gjithëpërfshirëse, të hapura e me një konkurrencë të admirueshme. Pjesa dërmuese e njerëzve të zgjedhur për të udhëhequr nëpër nëndegë, në aleancën e të rinjve apo të gruas, janë të rinj, prej të cilëve mbi 40 % njerëz që janë anëtarësuar në këto 2-3 vjet”, tha Haradinaj para mediave.