GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

AAK-ja shpreson në rrëzimin e Kurtit

24/05/2024
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:4 mins read
AAK-ja shpreson në rrëzimin e Kurtit
Share on FacebookShare on Twitter

Ka dështuar seanca e Kuvendit ku pritej të debatohej për 3 vjet qeverisje të kryeministrit Kurti.

Kjo seancë ishte thirrur me kërkesë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për të debatuar rreth punës 3 vjeçare të Qeverisë “Kurti” dhe më pas votimin e një rezolute ku kërkohej shkarkimi i Kurtit ose dorëheqja e tij.

Tishukaj e VV-së: Nuk mundet me vendos AAK-ja për zgjedhjet në Kosovë me vetëm 8 deputetë

Mirlinda Tishukaj nga Lëvizja “Vetvendosje” thotë pse dështimi i seancës së sotme për qeverisjen “Kurti” dhe më pas votimin e një rezolute ku kërkohej shkarkimi i kryeministrit ose dorëheqja e tij, siç thotë ajo, është thjeshtë hajgare.

Tishukaj thotë se është joserioze kur një parti me vetëm 8 deputetë kërkon shkarkimin e Qeverisë “Kurti”, e cila i ka 56 sosh.

“Prej fillimit më është dukur jo serioze se ne jemi diku 56 deputetë, ata vetëm 8 deputetë dhe me kërku shkarkimin e Qeverisë është veç hajgare. Duhet me qenë pak më serioz, mirëpo edhe deklarimi i shefes së grupit me qenë të gatshëm edhe për të debatuar , edhe për t’i ballafaquar argumentet mirëpo jo të bëhet hajgare me një temë që ka kaluar në Kryesi, janë  dakorduar dhe në fund me thënë jo tash s’po e mbajmë”, tha ajo.

Tishkuaj thotë se për zgjedhje nuk vendos AAK-ja, pasi i ka vetëm 8 deputetë, dhe sipas saj Qeveria aktuale ka kryer punë të suksesshme dhe nuk ka arsye për shpërndarje të Kuvendit.

“Nuk është Aleanca që vendos për zgjedhje në Kosovë kur i ka vetëm tetë deputetë. Përderisa Kuvendi është një nga kuvendet më të suksesshme, agjenda legjislative dmth jemi duke u munduar të përmbledhim siç e patë edhe dje  marrëveshjet prej 279 milionë eurosh u votuan, edhe me votën e tyre. Kemi edhe shumë ligje të cilat janë në procedurë dhe nuk besoj që ka arsye pse me u shpërnda Kuvendi”, tha Tishukaj.

Deputetja e VV-së thotë se kjo qeveri duhet ta çoj mandatin deri në fund, që proceset e nisura të përfundojnë . “Të gjitha premisat janë që Qeveria Kurti ta përfundoj mandatin deri në fund, sepse janë bërë punë të mmira, janë shumë procese në vazhdim e sipër që duhet të çohen deri në fund”, tha ajo.

Valentina Bunjaku nga LDK thotë për Front Online se dështimi i seancës së sotme për qeverisjen “Kurti” dhe më pas votimin e një rezolute ku kërkohej shkarkimi i Kurtit ose dorëheqja e tij, është thjesht shtyerje që do të vendoset në rend dite javën që vjen.

Bunjaku thotë se Kurti duhet të dorëhiqet. “Veç le të jep dorëheqje kryeministri, ne jemi në rregull”, tha ajo.

“Prej fillimit të kësaj legjislature, seanca asnjëherë nuk ka filluar në kohën e thirrur, gjithmonë janë pritur deputetët. Por mazhorancës i konvenoi kjo dhe e bëri, por s’ka problem sepse vjen java tjetër dhe prap është kjo pikë në rend dite kështu që mirëupafshim. Kjo seancë shtyhet për ndonjë ditë tjetër dhe nuk ka asnjë problem sepse nuk është hera e parë që seanca nisë me vonesë, ka pasur rast kur me një orë e gjysmë kanë filluar seancat dhe ka pasur tema shumë më të rëndësishme që i ka sjellur edhe qeveria e Republikës së Kosovës”, tha Bunjaku.

Bunjaku thotë poashtu nuk frikësohen prej debatit dhe se janë të gatshëm si LDK për zgjedhje.

“Vonesa e deputetëve është vetëm një lojë e qeverisë dhe janë pretekst për ta shtyer seancën, kështuqë përtej asaj ne nuk frikësohemi prej debatit dhe as nuk do të frikësohemi,  jemi të konsoliduar jemi të gatshëm për zgjedhje”, tha tutje ajo.

Xhemaili i AAK-së: Nëse s’ka shpërbërje javën që vjen, zgjedhjet mbahen në afat të rregullt

Kushtrim Xhemaili, zëdhënës i AAK thotë për Front Online se javën tjetër do të vendoset se kur do të mbahet seanca e ardhshme ku do të diskutohet për kërkesën e grupit Parlamentar të AAK-së për debat lidhur me tri vjet qeverisje të Kurtit.

Ai thotë se AAK-ja ka qëndrim të qartë, që të shkohet në zgjedhje vetëm me dorëheqjen e Kurtit ose mocionin e rrëzimit të Qeverisë.

“Seanca e ardhshme ku do të diskutohet për kërkesën e grupit Parlamentar të AAK-së për debat lidhur me tri vjet qeverisje të Kurtit. Sigurisht që qëndrimi ynë është i qartë, është i ditur. Ne shkojmë në zgjedhje vetëm me dorëheqjen e Kurtit ose mocionin e rrëzimit të Qeverisë. Tjetër opsion nuk përkrahim”,tha ai.

Ai poashtu tha se  nëse nuk votohet javën që vjen mocioni për rrëzimin e qeverisë “Kurti” atëherë zgjedhjet mbahen në afatin e paracaktuar, pra zgjedhje të rregullta.

“Nëse nuk ndodhë kjo atëherë zgjedhjet mbahen në afatin e paracaktuar, pra zgjedhje të rregullta por ne presim që të marrim përkrahjen e  partive tjera për votim në mocion të rrëzimit të qeverisë nëse kryeministri këmbëngul për mos të dhënë dorëheqje”, tha Xhemaili

Tags: AAK-jaQEVERIA E KOSOVESzgjedhjet e reja parlamentare
ShareTweetShare
Previous Post

MASHT-i kërkon falje

Next Post

Familja kërkonë ndihmë për gjetjen e familjarit të tyre

Next Post
Familja kërkonë ndihmë për gjetjen e familjarit të tyre

Familja kërkonë ndihmë për gjetjen e familjarit të tyre

Lajmet e fundit

Ish-nënkoloneli policor Morina: Policia me operativ duhet t’i mbulojë bankat e institucionet për të parandaluar grabitjet

Ish-nënkoloneli policor Morina: Policia me operativ duhet t’i mbulojë bankat e institucionet për të parandaluar grabitjet

21/05/2025
Osmani: Populli i Kosovës është thellësisht mirënjohës për mbështetjen e Zvicrës

Osmani: Populli i Kosovës është thellësisht mirënjohës për mbështetjen e Zvicrës

21/05/2025
Zelensky: Putin po luan me jetët e njerëzve edhe në kohën e Pashkëve

Zelensky telefonon Rutten: Pa presion mbi Moskën nuk mund të arrihet paqe

21/05/2025

Policja në Ferizaj gjen dhe kthen para të humbura

21/05/2025

Legjenda e Mujë Halitit që mashtronte se për 50 euro shëronte migrenën dhe nervin shiatik

21/05/2025
Azemi: Rritja e sërishme e çmimit të rrymës është abuzim me durimin e qytetarëve

Azemi (LDK): I pari e kam shpalosur garën time për Ferizaj – s’ka ndryshuar asgjë

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Ish-nënkoloneli policor Morina: Policia me operativ duhet t’i mbulojë bankat e institucionet për të parandaluar grabitjet

Ish-nënkoloneli policor Morina: Policia me operativ duhet t’i mbulojë bankat e institucionet për të parandaluar grabitjet

21/05/2025
Osmani: Populli i Kosovës është thellësisht mirënjohës për mbështetjen e Zvicrës

Osmani: Populli i Kosovës është thellësisht mirënjohës për mbështetjen e Zvicrës

21/05/2025
Zelensky: Putin po luan me jetët e njerëzve edhe në kohën e Pashkëve

Zelensky telefonon Rutten: Pa presion mbi Moskën nuk mund të arrihet paqe

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.