Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka kërkuar nga Qeveria të anulojë vendimin për heqjen e shtesës për 20 euro për pensionistët.
Në konferencën për medie, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se vendimi për ndalimin e shtesave prej 20 euro për pensionistët është skandaloz.
Ai ka thënë se këto vendime po vijën si pasojë e mungesës së një plani qeverisës.
Jemi duke folur për veprime të papërgjegjshme në mungesë të planit qeverisës. Shfuqizimi duhet të ndodh sot që t’iu kthehet një ndihmë simbolike. Sa i përket vaksinave ne le që jemi të fundit, por jemi hyrë në konflikt mes veti. Merrni vendim bleni vaksinat dhe ne na keni mbas vetes në Kuvend”, tha Tahiri.
Nënkryetari i kësaj partie Ahmet Isufi, tha se Qeveria duhet të anulojë këtë vendim duke e cilësuar si të gabuar.
Ai po ashtu tha se ka fusha të tjera ku qeveria mund të bëjë kursime.
“Kjo mënyrë e qeverisë është në vazhdën e gabimeve. Ka segmente të tjerë ku qeveria mund të kursehet. Poashtu edhe kursime tjera që mund të bëhen në qeverisje, por jo në kategoritë që janë më të rrezikuara. Prandaj është jo njerëzore dhe kërkojmë që qeveria ta anulojë këtë vendim. Janë vaksinat, mjekët, policët që kërkojnë përkujdesje më të madhe sesa veprime që dëmtojnë pensionistët, tha ai