Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dalur me një qendrim lidhur me propozimin evropian sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.
AAK, në një deklaratë për media ka thënë se e mbështet këtë projekt, pa “kurrfarë kalkulimi partiak apo elektoral”.
Ky është njoftimi i plotë i AAK-së:
Qëndrimi i Aleancës për propozimin evropian të mbështetur fuqishëm nga SHBA, për marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, për dallim prej të tjerëve, ka qenë konsistent e në mbështetje të plotë.
Pa asnjë mëdyshje e kemi vlerësuar se është një marrëveshje që brenda vetes ka njohjen “defakto” të shtetit të Kosovës dhe që është interes naconal i yni!
I kemi dhënë mbështetje këtij projekti pa kurrfarë kalkulimi partiak apo elektoral. Prandaj përpjekja e disa individëve, apo grupimeve të caktuara që këtë qëndrim të interesit nacional e shtetëror të Aleancës, ta vendosin në mozaikun e shkurtpamësisë së tyre, s’është gjë tjetër përpos mjerimi i tyre!
Aleanca dhe gjithë forcat progresive ne Kosovë, sot janë rreshtuar me ShBA dhe vendet e BE-së, në procesin e përmbylljes së marrëveshjes me Serbinë!
Rrugës së çlirimit, të lirisë dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës, i kemi kemi hyrë bashkërisht me partnerët tanë në krye me ShBA, dhe bashkërisht do ta përfundojmë!