KUJTIMET E OLLBRAJT / Libri
Gazetari /Sokol Balla/
Rambuje, zbulimi quhet Hashim Thaçi
Ndërkohë delegacioni serb përbehej prej avokatesh te njohur, përfshire edhe një numer sllavesh myslimane, turqish dhe romesh, te zgjedhur nga Milloshevic për te treguar vendosmerine e tij pro diversitetit etnik. Ne fund te javes se pare diplomatet amerikane i raportuan zonjës Ollbrajt se delegacioni serb nuk po i merrte negociatat seriozisht, ndersa shqiptaret kembengulnin ne te drejten për te mbajtur një referendum ku ne menyre eksplicite t¡Ši kerkohej popullsise se Kosovës te shprehej mbi pavaresine e saj. Shqiptaret po tregohen kokeforte si mushkat¡š, mberrin mesazhi ne Uashington. Ambasadori Kris Hill i kerkon sekretares Ollbrajt te shpejtoje ardhjen e saj ne Rambuje.
Kur mberrita kisha dy qellime, shkruan Ollbrajt ne memuarin e saj, se pari te bindja serbet se arritja e marreveshjes ishte ne interes te tyre, një gje ne te cilen une vertet besoja. E dyta ishte te bindja shqiptaret te pranonin marreveshjen e propozuar nga Grupi i Kontaktit¡š.
Fillimisht takimi me ¡§mekembesin¡š e Millosheviçit, Milan Milutinovic rrezulton i pafrytshem, përvec një rrefimi te sinqerte te tij, kur Ollbrajt i thote se ushtria serbe ne Kosove, ishte argumenti me i forte për rritjen e UçK-së¡š. Jo zonjë, une besoj se ky përcaktim i përket me shumë forcave policore paramilitare serbe¡š.
Natyrisht maratona me interesante e takimeve te zonjës Ollbrajt ka qene me përfaqesuesit shqiptare. Fjala ¡§larmi¡š ndoshta është shpikur për te cilesuar pikerisht kete grup shqiptaresh qe ishte mbledhur ne Rambuje, nga enigmatiku Rugova, tek pragmatiku Surroi, e deri tek problematiku Thaçi. Asnjë prej tyre nuk kishte marre pjese ne negociata komplekse me pare, aq me pak ne shkalle boterore, dhe kishin shumë mosmarreveshje te thella mes tyre. E vetmja gje qe konstatova me kenaqesi ishte se shqiptaret kishin pranuar te konsultoheshin nga një grup keshilltaresh amerikane te jashtem, ku përfshihej edhe ish-ambasadori Morton Abramovitc, një miku im i vjeter dhe një avokat i zjarrte i te drejtave te njëriut, shkruan Ollbrajt ne librin e saj.
Mesazhi i Ollbrajt për shqiptaret, ishte ai për serbet, por si i pare ne pasqyre: Ju jeni lidere, ju jeni zgjedhur te përfaqesoni shqiptaret këtu. Ndaj mendohuni mire para se te denoni njerëzit tuaj te luftojne pa mbarim. Marreveshja qe ju propozojme do tju jape vete-qeverisje, mbrojtje nga NATO, ndihme ekonomike, te drejten e arsimit ne shqip për femijet tuaj dhe aftesine për te patur kontroll mbi jeten tuaj. nëse e pranoni marreveshjen, ju do te shkoni me shpejt drejt një te ardhmjeje begatie, demokracie dhe integrimi me Europen. Refuzojeni dhe pasoja do te jete një lufte, qe do ta humbni se bashku me mbështëtjen nderkombetare¡š. shumë pjesetare te delegacionit shqiptar e kuptuan mesazhin tim se ata me ne fund nuk ishin vetem ne duart e Europianeve dhe se Shtetet e Bashkuara do te merrnin pjese eventualisht, ne një force nderkombetare implentuese te paqes. Rugova theksoi se për shqiptaret gjithmone siguria ka patur barazvlere me pavaresine dhe se keshtu vullneti i tyre për te vonuar lëvizjet për pavaresi, me pranimin e një përiudhe te përkohshme tranzicioni, duhej konsideruar si leshim qe po bënin shqiptaret. Te gjithe ishin ne një mendje për nevojen ne te ardhmen te një referendumi për pavaresine. përndryshe sic i thote një shqiptar zonjës Ollbrajt ne Rambuje: Do ta gjeme veten te kycur përjetesisht brenda Serbise¡š.
Zonja Ollbrajt ne kete kapitull te librit te saj me kujtime, i kushton një hapesire te vecante raportit te saj ato dite me Hashim Thaçin, me te cilin është takuar se pari, pas takimit te përgjithshem me gjithe delegacionin. Ne takimet e mevonshme une konstatova se po befasohesha nga mungesa e tij e përvojes, qe e bente ate njëkohesisht kokeforte dhe te prirur te për t¡Šu përkedhelur. Me Rugoven ndjehesha se po i drejtohesha një kolegu akademik eksentrik. Thaçi ishte si ai studenti i shkelqyer, por qe i dorezonte me vonëse detyrat e shtëpisë¡š, shkruan Ollbrajt.
Marreveshja parashikonte caramatimin e UçK-së dhe nderprerjen e te gjitha opëracioneve te saj te pavarura ushtarake. Ollbrajt e ndjeu se kjo nuk do te pranohej lehte nga Thaçi, megjithe premtimin se NATO do te mbushte vakuumin e sigurise. Ne ate takim te pare Ollbrajt ben presion mbi Thaçin, qe ai te nise te mendoje transformimin e UçK-së, ne një parti politike. Thaçi përgjigjet se marreveshja me gjase do te nenshkruhej nga delegacioni shqiptar, porse ushtrise shqiptare dot t¡Ši duhej kohe te përshtatej sipas saj. Ollbrajt tenton te përfitoje nga fjalia e pare e parashikimit te Thaçit:Jam e kenaqur qe ju keni vullnetin te nenshkruani marreveshjen¡š. Por lideri i ri ia pret hovin ne mes:Mendoj se mund te arrihet një marreveshje, por kete nuk e vendos une, as UçK, bile as i gjithe delegacioni. Mund te dalin veshtiresi.
Javen e dyte te negociatave Ollbrajt kthehet ne Uashington, ndersa kishin mbetur dy veshtiresi: deshira eksplicite e shqiptareve për një referendum për pavaresine, një pike ku Sekretarja e Shtetit mendonte se kishte hapesire për nderhyrje dhe zbutje. E dyta, kundershtia serbe ndaj një pranie nderkombetare ushtarake ne Kosove, tepër e veshtire për t¡Šu kapërcyer ne negociata, pasi ne fund te fundit, i vetmi qe mund te vendoste për kete, ishte Millosheviçi.Telefo nata me te, zgjati njëzet minuta, kujton Ollbrajt.Ne fund e binda qe ambasadori Hill te shkonte ne Beograd qe ta sqaronte Sllobodanin ne detaje mbi marreveshjen¡š. Nderkohe edhe serbet po jepnin shenja dhe ju përgjigjen me disa verejtje draftit te marreveshjes dhe sektorit politik te saj. Kjo inkurajoi amerikanet, por solli një zhvillim te paparashikuar: rritjen e nervozizmit te shqiptareve, te cilet konstatuan me xhelozi, se avokatet e Grupit te Kontaktit po kalonin shumë me tepër ore me anetaret e delegacionit serb.
Gjate javes une mora Thaçin ne telefon dhe ai me thote se deshironte qe sugjerimet e shqiptareve te merreshin me shumë ne konsiderate. Por ai ne përgjithesi mbetej optimist, kujton Ollbrajt.Te shtunen ne darke, kur u ktheva ne France zhvillova takime me shqiptaret, te cilet me thane se do ta mbështësnin marreveshjen, pasdite, kur te mblidhej Grupi i Kontaktit i ministrave te jashtem. përderisa serbet nuk kishin reaguar ndaj ceshtjeve te sigurise, Kosovarët kishin një shans te arte për te izoluar Millosheviçin dhe une prisja qe ata ta shfrytezonin kete mundesi¡š, kujton Ollbrajt. Por gjerat do te merrnin një rrjedhe tjetër./Gazeta Papirus/