Presidenti, Hashim Thaçi akuzoi kryeministrit, Haradinaj se ka zhvilluar takime sekrete me zyrtarët e Qeverisë së Serbisë. E për deklaratë Haradinaj tha se nuk ka asgjë të vërtetë, shkruan Insajderi.
Haradinaj tha se takimi është zhvilluar pas ftesës që kancelarja Merkel u bëri palëve që janë të përfshirë në dialogun teknik. Madje, theksoi se ky takim mund të quhet i punës ose konfidencial por assesi sekret.
“Takim, na kemi njoftu nga zyra e kancelares Merkel nga njerëz më të afërm të saj për palët në këtë rast të dialogut teknik – mund të quhet konfidencial, i punës por as sekret as i fshehët. Pra ka qenë një takim i ftuar nga zyra e kancelares, Merkel në kancelarinë për palët që janë të mandatume për dialogun teknik mund të jenë dhe ju sigurojë që për këtë takim i kam njoftuar me kohë partnerët e koalicionit qeverisës”, ka thënë Haradinaj, shkruan Insajderi.com