Presidenti rus, Vladimir Putin, sikur e ka “ringjallur” ish-liderin serb Sllobodan Millosheviq.
Mesazhet që ai dërgoi disa ditë para sulmit ndaj Ukrainës përkujtojnë matricën e Millosheviqit, e njohur nga vitet ‘90 në Ballkanin Perëndimor. Luftërat në ish-RSFJ, sanksionet ndërkombëtare dhe izolimi i vendit, hiperinflacioni, bombardimet e NATO-s mbi Jugosllavinë – shënuan sundimin e Millosheviqit. Putini edhe më herët është përshkruar si “Sllobodan Millosheviq me bombë atomike”. Shikoni ngjashmëritë në retorikën e Putinit dhe Millosheviqit.
Ukraina ishte një pjesë përbërëse e ish-BRSS-së. Me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, 15 shtete të reja u vendosën në hartën e botës. Në mesin e tyre është Ukraina, e cila shpalli pavarësinë në vitin 1991.
Kosova, krahinë e dikurshme jugore e Serbisë, shpalli pavarësinë në vitin 2008. Për shkak të krimeve të ushtrisë dhe policisë serbe, në vitin 1999, NATO filloi një ndërhyrje ajrore në Republikën Federative të Jugosllavisë. Pas marrëveshjes për ndërprerjen e sulmeve ajrore, forcat ndërkombëtare hynë në Kosovë.