Sipas ekspertëve të fushës së mjekësisë me presion të lartë të gjakut kuptohet presioni që gjaku ushtron tak muret arteriale të një personi.
Mjekët masin presionin e gjakut në dy pika: kur zemra e një personi pompon dhe kur zemra pushon midis rrahjeve.
Nëse një person ka presion të lartë gjaku, i njohur gjithashtu si hipertension, ai është në një rrezik më të madh për të pësuar goditje në tru ose sëmundje të zemrës.
Presioni i lartë i gjakut ose hipertensioni gjithashtu mund të dëmtojë mëlçinë, sytë dhe trurin.
Një person mund të ruajë e niveleve të shëndetshme të presionit të gjakut duke reduktuar kripën, duke ngrënë më shumë fruta dhe perime, duke u ushtruar rregullisht, duke shmangur duhanin dhe duke kufizuar konsumin e alkoolit.
Gjatë pandemisë shumë njerëz nuk i respektuan këto këshilla, pasi ajo ndërpreu rutinën e tyre në mënyrë të mënjëhershme.
Prandaj studiuesit në ShBA bënë disa hulumtime për të parë nëse kjo dha ndonjë një efekt në nivelet e presionit të gjakut.
Çfarë zbuloi studimi?
Studiuesit zbuluan se para pandemisë nuk kishte pasur asnjë ndryshim të rëndësishëm në presionin e gjakut. Por kjo ndryshoi gjatë pandemisë!
Presioni i gjakut u rrit ndjeshëm tek gratë dhe burrat e moshave të ndryshme.
Dr. Luke Laffin autori kryesor i studimit, tha se ndryshimet në regjimin ushqimor, mungesa e aktivitetit fizik, obeziteti, konsumi i tepruar i alkoolit dhe mosmarrja e medikamenteve për presionin e gjakut mund të jenë shkaku.
Gjatë pandemisë shumë pacientë hezituan të vizitohen, konsumi i alkoolit u rrit dhe njerëzit nuk kryen mjaftueshëm aktivitet fizik.
Sipas përfundimit të studimit ndryshimet dhe kufizimet e vendosura në përgjigje të pandemisë kanë ndikuar në rritjen e presionit të gjakut.
Efekti është veçanërisht i madh te femrat dhe ka gjithashtu një rritje të paparashikuar edhe tek të rinjtë.
Për shumë studiues dhe pse ky studim është i bazuar në SHBA, ai ka rëndësi në shkallë globale.
Dhe ky mund të jetë një sinjal i paralajmërues i hershëm se shëndeti i dobët kardiovaskular mund të jetë një problem i madh në të ardhmen. /Agroweb/