Të gjithë po flasin për atë që do të pasojë Papa Franceskun. A mund të jetë një grua? Përgjigja e shkurtër është “jo”. Vetëm burrat katolikë që janë pagëzuar mund të konsiderohen kandidatë për t’u bërë Papë.
Në teori, i tillë mund të jetë çdo burrë i pagëzuar, por në praktikë, kardinalët preferojnë të zgjedhin një prej tyre. Përveç kësaj, vetëm burrat mund të shugurohen si prift në Kishën Katolike.
Një argument është se 12 dishepujt e Jezusit ishin të gjithë burra, prandaj duhet të jenë burra ata që drejtojnë Kishën. Por argumente janë paraqitur edhe për shugurimin mashkullor dhe atë femëror.
Për shembull, në mësimet e krishtera, burrat dhe gratë janë bërë sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë, prandaj të dy janë të barabartë përpara Perëndisë dhe kështu duhet të shugurohen në mënyrë të barabartë. /Gazeta Papirus/