GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

A mund ta festojnë së bashku Vitin e Ri krerët e UÇK-së, flasin nga Specialja

28/12/2021
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
A mund ta festojnë së bashku Vitin e Ri krerët e UÇK-së, flasin nga Specialja
Share on FacebookShare on Twitter

Është bërë tashmë një vit që kur ish-krerët e UÇK-së po mbahen në paraburgim në Hagë, nën akuzat për krime lufte.

E tani është viti i dytë që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e Salih Mustafa, do të mund ta presin bashkë ndërrimin e motmoteve.

Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara për Kosovën në Hagë, Angela Griep, ka konfirmuar për Reporteri.net se atyre u mundësohet të festojnë festat dhe rastet e veçanta së bashku.
“Të paraburgosurve u ofrohet mundësia të kalojnë kohë së bashku dhe të festojnë festa dhe raste të veçanta në përputhje me rregullat dhe rregulloret e institucionit të paraburgimit”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësessë DHSK-së, Angela Griep.

Griep ka shtuar se për momentin nuk ka asnjë vendim nga gjyqtarët, që t’u jepet lirim i parakohsëhm ndonjërit prej të akuzuarve, për festat e fundvitit.

Ish-krerët e UÇK-së në Hagë, do të kenë festë të dyfishtë, pasi Jakup Krasniqi dhe Salih Mustafa, festojnë ditëlindjen më 1 Janar.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, akuzohen nga Dhomat e Specializuara për vepra të rënda penale, si krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Aktakuza e Prokurorisë i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin për veprat penale që lidhen me krime lufte, si: ndalim i paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë e personave dhe përndjekje.
Sipas Dhomave të Specializuara, këto krime janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit, 1999.

Të gjithë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm për çdo pikë të aktakuzës.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë themeluar përmes një vendimi të Kuvendit të Kosovës në gusht të vitit 2015 dhe mision kanë hetimin e krimeve të pretenduara të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Pretendimet për këto krime të supozuara janë përmendur për herë të parë në një raport të Këshillit të Evropës, në vitin 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.

Tags: krerët e UÇK-së
ShareTweetShare
Previous Post

Hoti : Thirrje për ndihmë për vazhdimin e aksionit për ndertimin e tre shtëpive dhe morgut të fshatit

Next Post

Vidhet Mercedesi luksoz në Ferizaj, pronari kërkon ndihmë

Next Post
Vidhet Mercedesi luksoz në Ferizaj, pronari kërkon ndihmë

Vidhet Mercedesi luksoz në Ferizaj, pronari kërkon ndihmë

Lajmet e fundit

“Bëhuni gati me qajt”, Bardhi e Ronela do t’ju prekin zemrat me “Harram”

“Bëhuni gati me qajt”, Bardhi e Ronela do t’ju prekin zemrat me “Harram”

20/05/2025
Serbia publikon listën për ndeshjen me Shqipërinë

Serbia publikon listën për ndeshjen me Shqipërinë

20/05/2025
Shawn Mendes vjen për herë të parë në Kosovë

Shawn Mendes vjen për herë të parë në Kosovë

20/05/2025
Albin Kurti dhe shumica e ministrave që fituan vota për deputet duhet të dorehiqen para certifikimit – kështu thotë Ligj i ri

Kurti në Podujevë s’u përgjigjet gazetarëve: Çështjet e bllokimit në Prishtinë, këtu jemi për ndërtim

20/05/2025
Nis ndërtimi i banesave të përballueshme në Podujevë, Kurti: Oferta e qeverisë më e madhe se kërkesat e komunave

Nis ndërtimi i banesave të përballueshme në Podujevë, Kurti: Oferta e qeverisë më e madhe se kërkesat e komunave

20/05/2025
Aktakuzë ndaj katër të pandehurve për vrasje të rëndë në tentativë në Prizren

Aktakuzë ndaj katër të pandehurve për vrasje të rëndë në tentativë në Prizren

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
“Bëhuni gati me qajt”, Bardhi e Ronela do t’ju prekin zemrat me “Harram”

“Bëhuni gati me qajt”, Bardhi e Ronela do t’ju prekin zemrat me “Harram”

20/05/2025
Serbia publikon listën për ndeshjen me Shqipërinë

Serbia publikon listën për ndeshjen me Shqipërinë

20/05/2025
Shawn Mendes vjen për herë të parë në Kosovë

Shawn Mendes vjen për herë të parë në Kosovë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.