GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

A konsiderohet shkelje protokollare shkuarja e Gërvallës në darkën e ftuar nga Borrelli në Bruksel?

11/05/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
A konsiderohet shkelje protokollare shkuarja e Gërvallës në darkën e ftuar nga Borrelli në Bruksel?
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla – Schwarz, do të marrë pjesë nesër në darkën joformale të organizuar nga shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borell, për liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel.

Këtë e kanë për lajmi.net nga MPJ-ja, pa dhënë detaje shtesë.

Edhe pse në organizime të tilla zakonisht marrin pjesë presidentët apo kryeministrat e vendeve të ftuara, kësaj radhe nga Kosova do të marrë pjesë zëvendëskryeministrja Gërvalla, duke marrë parasysh faktin se kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për këtë çështje, mediumi ka pyetur njohësin e normave protokollare të diplomacisë, Tomor Avdiu, i cili ka thënë se nuk përbën shkelje meqë bart postin kryesor të diplomacisë.

“Ministrja e Punëve të Jashtme është njeri që përfaqëson diplomacinë e jashtme. Është person i autorizuar që ta përfaqësojë politikën e jashtme. Nëse do të shkonte ndonjë ministër tjetër po, do të përbënte shkelje”, ka deklaruar ai.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka bërë të ditur për lajmi.net agjendën dhe ka thënë se zakonisht pjesëmarrja është në nivel liderësh [kryeministra, presidentë].

“Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borell, ka vazhduar me traditën e ftesës së liderëve nga Ballkani Perëndimor për një darkë joformale dy herë në vit, ku do të diskutohet për të ardhmen e rajonit dhe sfidat kryesore me të cilat po përballet. Kjo përfshin edhe diskutimin për situatën në rajon, marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor, pritshmëritë për anëtarësim në BE dhe kontekstin më të gjerë gjeopolitik. Zakonisht pjesëmarrja është në nivelin e liderëve (Presidentëve) apo Kryeministrave. Darka e mëparshme joformale u zhvillua në shtator të vitit 2021 në Nju Jork në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ndërsa e para nën mandatin e Përfaqësuesit të Lartë Borrell ishte vitin e kaluar më 18 maj (2021). Darka tjetër joformale do të mbahet në Bruksel gjatë ditës së nesërme, e mërkurë, në mbrëmje”, ka deklaruar ai.

Në darkën e vitit të kaluar që u mbajt në Nju Jork, Kosova ishte përfaqësuar nga presidentja Vjosa Osmani.

Pjesëmarrja në darkën në Bruksel e kanë konfirmuar: ministrja e Jashtme dhe e Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, dhe kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Zoran Tegeltija.

Kosova përfaqësohet në këtë darkë joformale me kryediplomaten Gërvalla, pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, gjenden në vizitë në Shtetet e Bashkuara. /Lajmi.net/

Tags: Donika GervallaShkelje
ShareTweetShare
Previous Post

Halle jep pak nga karakteri i saj i sirenës Ariel

Next Post

Kurti: Qëllimi kryesor i vizitës në Kaliforni, vendosja e Kosovës në hartën e investimeve

Next Post
Kurti: Qëllimi kryesor i vizitës në Kaliforni, vendosja e Kosovës në hartën e investimeve

Kurti: Qëllimi kryesor i vizitës në Kaliforni, vendosja e Kosovës në hartën e investimeve

Lajmet e fundit

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë” – Sulmohet brutalisht gjinekologu Afrim Veliu në Ulpianë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.