Gjenerallejtënant Rrahman Rama ende nuk dihet nëse ka dhënë dorëheqje nga posti i Komandantit të Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Të paktën për këtë nuk kanë informacione në Ministrinë e Mbrojtjes.
Ani pse u raportua nga Albanian Post se mëngjesin e së martës, se Rama për shkak të presioneve të shumta politike dhe për shkak se po përgatitej një dorëheqje për të, ka dorëzuar dorëheqjen e tij para se kjo të ndodhte, drejtori i zyrës për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë e Mbrojtjes, Ibrahim Shala, ka thënë se nuk janë në dijeni se një gjë e tillë ka ndodhur.
Ai në një prononcim për Gazetën Infokus ka thënë se nuk ju është thënë asgjë deri më tani, raporton Infokusi
“Nuk kemi informacione që kjo ka ndodhur, ne nuk dimë ende dhe nuk na është thënë asgjë”, ka deklaruar shkurt Shala.
Kujtojmë se Rama është në krye të FSK-së që nga marsi i vitit 2015