Luftimet në Ukrainë, pasi Rusia nisi pushtimin e saj kanë bërë që çmimi i naftës dhe gazit në botë të ngritet ndjeshëm.
Mesatarja kombëtare e SHBA-ve për një gallon benzinë u rrit me 45 cent në javën e kaluar dhe arriti në 4,06 dollarë të hënën, shkruan Sky News.
Rritja ka ngjallur një koment nga ish-presidenti amerikan Donald Trump.“Çmimet më të larta të gazit në histori. A ju ka marrë akoma malli për mua”, tha shkurt Trump.
Trump kishte shkaktuar reagime edhe kur kishte “lavdëruar” një lëvizje të presidentit rus, Vladimir Putin, para se ai të niste pushtimin e Ukrainës.