Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdulla Hoti, i reagoi zëvendëskryeministrit Bisnik Bislimi për normalizimin e ikjes së qytetarëve nga vendi, ai pyeti se si mund të jetë normal ikja e 100 mijë qytetarëve në dy vitet e fundit, shkruan Gazeta Metro.
Avdullah Hoti ka pyetur se si mund të jetë normal një numër i popullsisë prej 7% nga mosha 24 vjeçare e lart të ikin nga vendi.
Kjo përqindje kap shifrën prej rreth 100 mijë qytetarëve që janë larguar nga vendi.
“Largimi i qytetarëve nga Kosova qenka normale sipas qeveritarëve?! Si mund të jetë normale nëse largohen nga vendi më shumë se 100 mijë qytetarë në dy vitet e fundit?! Ky numër përbën rreth 7% të popullsisë nga mosha 24 vjeç e sipër. Shtrohet pyetja, a janë normal këta çfarë po flasin?”, ka shkruar Hoti.
Besnik Bislimi ka folur për largimin e qytetarëve nga vendi gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Integrime.
“Ai tha se në Ballkanin Perëndimor dhe Europë ka pasur gjithmonë tendenca për migrim, ndërsa tha se kjo ’është diçka normale’.