Rreth 11.7 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në vitin që lamë pas – një rritje prej 15.2% krahasuar me një vit më parë, duke shënuar kështu një rekord të ri turistik, transmeton Gazeta Papirus.
Por a është Shqipëria e gatshme të përballojë një fluks edhe më të madh këtë vit, veçanërisht nga Kosova?
Ekspertja e turizmit, Blerina Ago thotë në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, se Shqipëria mbetet një destinacion konkurrues në rajon, sidomos për shkak të ofertës së larmishme turistike.
Përveç Sarandës, Shqipëria ka shumë më tepër për të ofruar , nga fshatrat piktoreskë te shijimi i natyrës që ofron çmime më të përballueshme.
“E rëndësishme është që kosovarët të largohen të kënaqur” u shpreh ajo, transmeton Klankosova.tv.
Ndiqni detajet, në videon e mëposhtme: