Kris Jenner së fundmi është pyetur nga e bija Khloé Kardashian lidhur me romancën e saj prej kohësh me Corey Gamble.
Khloé Kardashian e ka pyetur të ëmën nëse është martuar në fshehtësi.
“Kam dëgjuar nga kaq shumë njerëz që ju jeni martuar në fshehtësi,” tha ajo. Mirëpo menjëherë Kris ka nisur të qeshë.
Jo vetëm kaq por ajo ka hedhur poshtë zërat duke thënë: “Jo, nuk jam martuar në fshehtësi”.
Megjithatë, Khloé nuk pranon “Jo” si përgjigje dhe kërkon të shohë duart e mamasë së saj. Ajo shikon një unazë me një gur të verdhë që Kris e ka në gishtin e martesës dhe thotë: “Hmm, duket si unazë martese”.
Kris këmbëngul se nuk do të martohej kurrë pa familjen pranë saj: “Ndalo pak. Mendon se unë do të martohem dhe nuk do të bëj një festë të madhe?”
Ajo vijon më tej duke thënë: “Unë nuk jam martuar në fshehtësi. Betohem në Zot për të gjithë fëmijët dhe babin”.
Dhe megjithëse ndoshta nuk do të ketë një martesë në horizont, Kris rrëfeu disa detaje nga marrëdhënia e saj me Gamble.
Ai është kaq i mrekullueshëm dhe paraqet shumë siguri”, tha Kris.
Ajo shton: “Unë e dua këtë anë të tij sepse ai është gjithnjë shumë protektiv si njeri”.
Dyshja u njohën në një festë në vitin 2014.
Marrëdhënia e tyre nuk ishte publike deri në vitin 2015 kur Kris e bëri publike lidhjen në Instagram.
“Jam pak e shqetësuar për mamin,” thoshte Kim asokohe. “Ajo nuk më dëgjon kur i them: “E di, duhet ta marrësh me ngadalë”.
“Unë thjesht shpresoj që nëna ime t’i mendojë gjërat mirë sepse nuk dua që ajo të nxitojë për asgjë”, tha Kim.