Nga vizita sefte në kryeqendrën shqiptare çoi një porosi për atë kosovare.
Ish-presidenti amerikan Bill Clinton, gjatë fjalës së tij në Tiranë, të hënën, i quajti marrëzi veprimet e Prishtinës zyrtare me kryetarët në veri të Kosovës dhe tha se të njëjtat duhen ndalur, raporton Klan Kosova.
Dritëro Arifi, profesor universitar, pohon se Clintoni, mes rreshtave la të kuptohej që topi është në anën kosovare për shtensionimin e veriut.
Njëjtë mendon edhe Arben Fetoshi, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare, që në vizitën historike të amerikanit kritikon mungesën e krerëve institucionalë kosovarë.
Selamet e presidentit të 42-të të ShBA-së do të dëgjohen nga opozita, meqë Kosovës nuk po i kërkohet e pamundura.
Partneriteti i kosovarëve me ShBA-në, si populli më pro-amerikan, sipas nënkryetares së PDK-së Vlora Çitaku, është m