GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

A do të jap dorëheqje nga pozita e të parit të komunës së Zubin Potokut? Flet Izmir Zeqiri

08/07/2023
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
A do të jap dorëheqje nga pozita e të parit të komunës së Zubin Potokut? Flet Izmir Zeqiri
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, është deklaruar në lidhje me disa media ku kishin keqinterpretuar atë duke thënë se ai do të dorëhiqet nga pozita e tij.

Ai ka thënë se ato deklarata nuk pasqyrojnë saktë qëndrimin e tij si Kryetar i Zubin Potokut, dhe se ai as nuk e ka menduar ndonjëherë dorëheqjen.

‘’Ajo që unë realisht mendoj dhe kam shprehur është vetëm kjo: Unë jam i gatshëm të vazhdojë punën time si Kryetar i Zubin Potokut, në shërbim të qytetarëve dhe komunës, pasi që për këtë kam marrë edhe besimin. E respektoj mandatin, obligimet dhe përgjegjësitë të cilat i kam, por interesi i shtetit të Kosovës është përmbi të gjitha.’’ Tha ai.

Postimi i plotë:

Sot, nga një intervistë dhënë KosovaPress-it, po e shoh që disa deklaratat dhe qëndrime të mija, me siguri pa dashje, janë nxjerrë nga konteksti dhe janë keqinterpretuar. Në atë formë, ato deklarata nuk pasqyrojnë saktë qëndrimin tim si Kryetar i Zubin Potokut.

Ajo që unë realisht mendoj dhe kam shprehur është vetëm kjo: Unë jam i gatshëm të vazhdojë punën time si Kryetar i Zubin Potokut, në shërbim të qytetarëve dhe komunës, pasi që për këtë kam marrë edhe besimin. E respektoj mandatin, obligimet dhe përgjegjësitë të cilat i kam, por interesi i shtetit të Kosovës është përmbi të gjitha.

Prandaj, qëndrimet e PDK-së, të Kryetarit Memli Krasniqi si dhe vendimet e Këshillit Drejtues më 3 korrik, ku isha pjesëmarrës edhe unë, janë udhërrëfyes dhe bazament i qëndrimeve mbi të cilat do të veproj edhe në të ardhmen. Nuk kam asnjë dallim nga ai vizion dhe nga ato qëndrime.

Ashtu siç i kam koordinuar veprimet dhe jam konsultuar me Kryetarin e Partisë, Memli Krasniqi, në çdo hap, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, ashtu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen.

Gjithashtu, veprimet tona do të jenë të konsultuara edhe me partnerët ndërkombëtarë, sepse përshkallëzimi në pjesën veriore të Kosovës është në kundërshtim me interesin e shtetit tonë, prandaj, ne jemi të gatshëm të kontribuojmë për de-përshkallëim të gjendjes, duke përfshirë edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në këto komuna, në momentin kur një gjë e tillë është e mundshme.

Për sa i përket dorëheqjes time, sot për sot, ajo nuk ka kuptim se nuk do t’a zgjidhte situatën. Megjithatë, unë dhe PDK jemi në favor të gjetjes së zgjidhjes dhe rikthimit të normalitetit në komunën tonë.

Për mua si Kryetar e, para së gjithash, si qytetar i këtij shteti, interesi i Kosovës është gjithmonë prioritet para çfarëdo interesi tjetër

Tags: Doreheqjedoreheqkekryetariveriu
ShareTweetShare
Previous Post

Luta e merr lajmin e madh

Next Post

Lëndohet një i mitur në vendin e punës

Next Post
Lëndohet një i mitur në vendin e punës

Lëndohet një i mitur në vendin e punës

Lajmet e fundit

Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

18/05/2025
Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

18/05/2025
A do ta kushtëzojë Gjermania mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në KiE me themelimin e Asociacionit

A do ta kushtëzojë Gjermania mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në KiE me themelimin e Asociacionit

18/05/2025
Tronditet Zvicra: 14-vjeçarja dyshohet për vrasjen brutale të shoqes së saj

Tronditet Zvicra: 14-vjeçarja dyshohet për vrasjen brutale të shoqes së saj

18/05/2025
Konfiskohen pesë motoçikleta pa dokumentacion në Ferizaj

Konfiskohen pesë motoçikleta pa dokumentacion në Ferizaj

18/05/2025
Sekretari i KiE tregon kriteret që duhet t’i përmbush Kosova për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare

Sekretari i KiE tregon kriteret që duhet t’i përmbush Kosova për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

Mbyllet numërimi i votave nga diaspora, PS kryeson me 61.11%

18/05/2025
Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

Meloni organizon bisedime midis Von der Leyen dhe JD Vance

18/05/2025
A do ta kushtëzojë Gjermania mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në KiE me themelimin e Asociacionit

A do ta kushtëzojë Gjermania mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në KiE me themelimin e Asociacionit

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.