Më 7 dhjetor të këtij viti në Komisionin për Buxhet, deputetët e pushtetit kishin votuar kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti.
Por pavarësisht kësaj, kjo nismë shkon në Kuvendin e Kosovës pa përkrahjen e këtij komisioni.
Mbase kjo do të ndodhë në fillim të vitit 2023.
Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes është kundër kësaj nisme.
Disa deputetë pjesë e këtij grupi kanë folur për Front Online.
Deputeti Halil Thaçi për Front Online thotë se qëndrimi i tij do të jetë siç vendos partia.
“Unë do të votojë në koordinim me grupin parlamentar, dhe sigurisht si do që të jetë vendimi i grupit parlamentar unë do të votojë edhe ashtu siç vendos grupi parlamentar. Nëse vendos që duhet të votohet kundër, edhe unë do të votojë kundër, nëse vendos pro, edhe unë do të votojë pro Trustit”, u deklarua ai.
Deputetin se a do ta dëgjoj vullnetin e qytetarëve për shkak të numrit të lartë të nënshkrimeve.
Ai tha se Qeveria Kurti i ka ndihmuar mjaftueshëm të gjitha shtresat në Kosovë.
“Unë mendoj që qeveria Kurti i ka ndihmuar qytetarët në këtë kohë krize në shumë aspekte, i ka ndihmuar qytetarët, i ka ndihmu studentët, i ka ndihmu me asistencë sociale, dhe ka arrit që çdo shtresë ta prekë dhe ta ndihmojë”, u shpreh ai.
Ai tutje thotë se është deputet për t’i shtyer përpara politikat e pozitës, e jo teket e tij personale.
“Unë nuk jam deputet për teket e mia personale por jam deputet për t’i shtyrë përpara politikat e qeverisë Kurti dhe kauzat e Lëvizjes Vetëvendosje”, u shpreh për Front Online Thaçi.
Në anën tjetër, deputeti tjetër i kësaj partie, Gramos Agusholli, tha për Front Online se nuk e di si do të jetë vota e tij.
Për tërheqjen 30 për qind të mjeteve nga Trusti u protestua para qeverisë dhe Kuvendit, duke u bërë thirrje edhe qeverisë por edhe Kuvendit që të reflektojnë duke i dhënë dritën jeshile kësaj nisme për shkak se është iniciativë qytetare dhe se kriza ka prekur secilin qytetarë.