Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës Abelard Tahiri, tha se mendon që ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, do ta pranonte një vizitë në Hagë nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
“Në parim duke e njohur presidentin Thaçi, një vizitë të tillë të nivelit të lartë shtetëror, qoftë nga presidenti, qoftë nga kryeministri, qoftë nga kryeparlamentari, nuk besoj se do të refuzonte. Besoj se do të pritej”, tha ai në T7.
“Në anën tjetër ne kemi pasur bashkëpunim në parlament në këtë rast me drejtues të VV’së, jo me z.Kurti por me z.Konjufca dhe të tjerë, mirëpo deri sot asnjëherë një çështje e tillë nuk është ngrit me ata”. /Gazeta Papirusi/