Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka thënë se PD nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve të djeshme.
“Jo”, u përgjigj ai shkurt dhe i prerë, në Top Channel.
Tutje, Noka vazhdoi: “Ne këto zgjedhje nuk mund t’i njohim”, duke përmendur, sipas tij, parregullsitë që i evidentuan në procesin e djeshëm zgjedhor, përfshirë edhe ato në procesin e votave nga Diaspora.
Sipas rezultateve të fundit të publikuara nga KQZ, PS ka marrë 53 përqind të votave, teksa PD 34 përqind. Përkthyer në mandate, PS 82, PD 52 sosh, ndërsa 6 tjera partitë e tjera./GAZETA PAPIRUS/