Këngëtari i njohur shkodran, Sidrit Bejleri, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor me titull “A do më doje”.
Kënga është kompozuar nga producenti Irkenc Hyka dhe teksti është shkruar nga vetë Sidriti.
Një melodi plot ritëm, për ditët e nxehta të verës, “A do më doje” mbetet në mendjen e çdokujt sapo e dëgjon.
Sa i përket videoklipit, është punuar nga PRO Video dhe pasqyrohet historia e një çifti të dashuruarish.
Kënga është pëlqyer shumë nga publiku dhe për 24 orë mbi 3 mijë view.