GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Kurti priti në takim ministrin Billström, flasin edhe për marrëveshjen e Ohërit

20/04/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Kurti priti në takim ministrin Billström, flasin edhe për marrëveshjen e Ohërit
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Republikës së Kosovë, Albin Kurti mirëpriti në​ takim ministrin e Punëve të Jashtme të Suedisë, Tobias Billström.

Duke e falënderuar për vizitën, Kurti shprehu falënderimin e tij për mbështetjen e hershme të Suedisë, edhe para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dhe të vazhdueshme përgjatë gjithë fazave të shtetndërtimit dhe konsolidimit ndërkombëtar.

Përfshirë këtu, mbështetjen në procesin e liberalizimit të vizave, i cili përfundimisht mori epilogun pozitiv dje, pikërisht gjatë presidencës suedeze të Këshillit të BE-së, me rastin nënshkrimit të vendimit të Parlamentit Evropian.

“Suedia është në mesin e top 5 donatorëve më të mëdhenj në Kosovë, duke dhënë kontribut të çmueshëm në fuqizimin e kapaciteteve të administratës publike, në përgatitjen dhe hartimin politikave për barazi dhe mbrojtjen e mjedisit, dhe promovimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut”, thuhet në komunikatën për media nga Zyra e Kryeministrit.

Në takim u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe shumë të mira dhe miqësore ndërmjet Kosovës dhe Suedisë.

Kurti e njoftoi ministrin Billström për progresin e vendit dhe arritjet e qeverisë. Ai tha se Kosova është partnere dhe mike e qëndrueshme e Suedisë, me të cilën ndanë vlera të përbashkëta demokratike dhe orientim të përbashkët euro-atlantik.

Të dyja palët shprehën interesimin për përafrimin dhe thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale. Me këtë rast, u theksua rëndësia e Odës Nordike Ekonomike e cila pritet të hapet së shpejti dhe roli që ajo do ta ketë në rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare.

Më tej, u bisedua edhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raportet ndërmjet dy vendeve dhe për marrëveshjet e arritura së fundmi në Bruksel dhe Ohër, të cilat janë mirëpritur dhe mbështeten edhe nga Suedia.

Kurti ndau me ministrin Billström këndvështrimet e tij nga takimet në Ohër, pritjet për takimin e radhës në Bruksel dhe qëndrimin e tij dhe të Republikës së Kosovës që Marrëveshja Bazë duhet të zbatohet e plotë, pa kushtëzime dhe menjëherë.

Kjo ishte hera e dytë që Billström viziton Kosovën në kapacitete të ndryshme. Herën e parë ishte në Kosovë para një dekade.

Në këtë takim Kurti ishte i shoqëruar nga ambasadorja e Kosovës në Suedi, Shkëndije Geci Sherifi dhe stafi i tij. Ndërkaq ministri suedez Billström, krahas stafit të tij, shoqërohej edhe nga Udhëheqësja e Departamentit për Evropë dhe Amerikë Veriore në ministrinë e Punëve të Jashtme të Suedisë, ambasadorja Veronika Wand-Danielsson dhe ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Tags: Albin KurtiMarrëveshja e Ohrittobias billstrom
ShareTweetShare
Previous Post

Publikohet versioni akustik i këngës “Duje” nga Albina dhe familja Kelmendi

Next Post

Italia në krizë të madhe për punëtorë, autoritetet ngrenë alarmin: Kemi nevojë për 1 milion punonjës!

Lajmet e fundit

Aksion policor në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Arrestime në Fushë Kosovë e Malishevë për propagandë dhe ideologji terroriste

22/05/2025
‘’Janë publike bisedat’’- Quni ‘godet’ VV-në për lidhjet me Listën Serbe

‘’Janë publike bisedat’’- Quni ‘godet’ VV-në për lidhjet me Listën Serbe

22/05/2025
Rohde: Liria e medias në Kosovë është në trend brengosës

Rohde: Liria e medias në Kosovë është në trend brengosës

22/05/2025
Kryediplomatja evropiane sot në Kosovë, takime me liderët e partive e konferencë për media

Kryediplomatja evropiane sot në Kosovë, takime me liderët e partive e konferencë për media

22/05/2025
Moti për sot: Me diell e shi

Moti për sot: Me diell e shi

22/05/2025
Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Aksion policor në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Arrestime në Fushë Kosovë e Malishevë për propagandë dhe ideologji terroriste

22/05/2025
‘’Janë publike bisedat’’- Quni ‘godet’ VV-në për lidhjet me Listën Serbe

‘’Janë publike bisedat’’- Quni ‘godet’ VV-në për lidhjet me Listën Serbe

22/05/2025
Rohde: Liria e medias në Kosovë është në trend brengosës

Rohde: Liria e medias në Kosovë është në trend brengosës

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.