Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës ka mirëpritur shpalljen e Aktgjykimin nga Gjykata e Apelit ndaj Zoran Vukotiq, të akuzuarin për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kishte dënuar me 10 vjet burgim të akuzuarin Vukotiq për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë ndaj viktimës së trajtuar në QKRMT.
Pas ankesës së Prokurorisë Special ndaj Aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti Special i Gjykatës së Apelit ndryshoi këtë aktgjykim duke e rritur dënimin ndaj të akuzuarit nga 10 vjet në 13 vjet burgim.