Shefat e Grupeve Parlamentare nga partitë opozitare janë rikthyer përkohësisht në seancë, pas fjalimit të kryeministrit Albin Kurti.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se kryeministri filloi monolog mashtrimi pasi që e pa që opozita nuk është në seancë. Gashi tha se kjo qeveri ka tentuar ta kap sistemin e drejtësisë, dhe se deklaratat e sotme të kryeministrit janë sulm direkt mbi këtë sistem.
“Kryeministrit po ja them disa fakte që ti ketë parasysh. Prokuroria nuk mundet me ngrit akuza në bazë të informatave të Agjencisë së Inteligjencës, askund në botë nuk ngrit. Sa për kapjen e sistemimit të drejtësisë z,kryeministër nga gjithsejtë rreth 450 gjyqtarë në qeverisjen tuaj janë emëruar 100 gjyqtarë. Po ti caktoj kur, 23 gjyqtarë janë emëruar më 25 janar 2021, 29 gjyqtarë janë emëruar më 7 prill 2023, 48 gjyqtarë janë emëruar më 8 korrik”, tha Gashi.
Ai më tej shtoi se prej 210 prokurorëve në qeverisjen e Kurtit janë emëruar 29 prokuror.
“Keni tentu me kap sistemin prokurorial dhe gjyqësor duke vepruar në mënyrë jo kushtetuese me KPK-në. Ato që thatë këtu janë sulm direkt mbi sistemin e drejtësisë. Kryeministri, Kryetari i Kuvendit dhe Presidentja nuk kanë të drejtë me u përfshi në çështjet e drejtësisë, ai është sistem i pavarur kushtetues dhe nëse përzihen bëjnë puc institucional dhe ti sot e paralajmërove atë”, tha Gashi