Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur deputetin e PDK-së, Abelard Tahirin, “deputeti me shurdhues”, teksa tha se halli i ligjvënësit opozitar është që nuk është më Njazi Thaçi kryeshef i KEK-ut.
Njazi Thaçi i cili është kushëri i ish-presidentit Hashim Thaçi, u shkarkua nga pozita e drejtorit të KEK-ut më 24 prill të 2020-s në kohën e Qeverisë Kurti 1
Ai u shkarku në Kurti 1, vonë je tash, aty e ka hallin që s’e ka kryeshef Njazi Thaçin”, tha ai në seancën e sotme në Kuvend.
Ai tha se porsa hyri në seancën e Kuvendit mendoi se kishte nisur seanca gjyqësore ndaj Nagip Krasniqit, drejtorit të KEK-ut që është arrestuar të mërkurën.
“Natyrisht që nuk do të përfshihesha në debat, këtu kish nis seanca gjyqësore për Nagip Krasniqin. Unë po intervenoj për intervenim. Unë mendova që jam në sallë të gjyqit e jo në seancë plenare. Qysh me ia tregu vendin njeriut që është në burg, ai është në burg. Njeriut në burg i bëhet në parlament gjyqi”, shtoi kurti.