Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, me rastin e fjalës së tij për festën e Kurban Bajramit, është pyetur lidhur me sulmin ndaj Valon Sylës.
Tërnava ka thënë se Bashkësia Islame është kundër çfarëdo lloji të dhunës.
“Një duhet ditur dhe kuptuar që të gjithë Kurani është libër hyjnor i të Madhit Zot. I zbritur tek Muhamedi Alejhi Selam ai Kuran në mënyrë decidive shkruan nuk ka dhunë në fe dhe nga kjo kuptojmë se islami lufton çdo formë të dhunës qoftë ajo dhunë fizike dhunë psikologjike, verbale, materiale çfarëdo natyre qoftë ajo”, tha Tërnava, raporton EO.
“Bashkësia Islame e Kosovës është dhe do të jetë kundër çfarëdo lloj dhune, qoftë asaj fizike që është e shprehur, ndaj kujtdo qoftë ajo. Bashkësia Islame e Kosovës në vazhdimësi, do të përkrahë, do të jetë kujdestare e fjalës e lirë. Bashkësia Islame e Kosovës respekton dhe nderon mendimin ndryshe”, tha tutje Tërnav