Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar mbrëmë se Qeveria Kurti është e korruptuar.
Ai ka përmendur disa skandale që kanë dalë në këtë qeveri. Mes tjerash, ai përmendi edhe arrestimin e kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi, i cili dyshohet ndër të tjera edhe për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Tahiri shtoi se rastet e korrupsionit janë përmendur edhe në raportin e fundit të DASH-it, transmeton Paparaci.
“Ajo nuk diskutohet. Po dalin fjalët. Thirrja për një qeveri pa korrupsion ka vdekur ka përfunduar këtu. A e dini pse ka ardhur kështu? Sepse kjo qeveri që prej që ka ardhur në pushtet, e ka trajtuar nepotizmin si parësore. Janë futur njerëz në pozita vetëm pse kanë qenë anëtar të familjes apo që kanë qenë grup i ngushtë. Kjo ta korrupton sistemin. Lidhjet e shkurtra ta korruptojnë sistemin dhe kjo po shihet”, shtoi ai në T7.