Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë zotuar për një paketë shtesë të ndihmës për sigurinë prej 325 milionë dollarësh për Ukrainën, njoftoi të mërkurën Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, raporton CNN.
Paketa “përfshin më shumë municione për raketat HIMARS dhe artilerie të ofruara nga SHBA, si dhe sisteme kundër armaturës, armë të vogla, automjete mbështetëse logjistike dhe mbështetje të mirëmbajtjes thelbësore për forcimin e mbrojtësve të Ukrainës në fushën e betejës”, tha Blinken në një deklaratë.
Kjo do të ndihmojë Ukrainën të mbrohet kundër Rusisë, shtoi ai.
“Rusia mund t’i japë fund luftës së saj sot. Derisa Rusia ta bëjë këtë, Shtetet e Bashkuara, aleatët dhe partnerët tanë do të qëndrojnë të bashkuar me Ukrainën për aq kohë sa të duhet”, thuhet në deklaratë.