Pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, Koordinatorja e Komiteteve, Dejona Mihali ka paralajmëruar edhe shumë urdhra të tjera nga Prokuroria Speciale.
Ajo ka aluduar se prokuroria po jep urdhra politikë ndaj funksionarëve të pushtetit të VV-së.
“Do të shihni këto javë e muaj shumë urdhra nga Prokuroria Speciale. Vjet në këtë kohë bën shumë përpjekje. Shumë hetime, shumë vepra të vjetra të aksioneve tona politike, çdo deklaratë të vitit 2020 për ministrat e kthyen në hetim. Pas një viti prapë. Prokuroria Speciale e Blerim Isufajt në veprim”, ka shkruar ajo.
Ajo ka sulmuar prokurorin Blerim Isufaj, i cili nuk është dekretuar as pas një viti nga Presidentja e vendit si kryeprokuror. Vetëvendosje sonte ka nisur sulm masiv ndaj prokurorit Blerim Isufaj i cili ua arrestoi sot bashkëpartiakun, drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqin.
“Pse do të thoni ju? Kur ja heq një herë në jetë fletëarrestin kryekriminelit Millan Radojciq çka mendoni ju se mund të bëj tjetër një prokuror si Blerim Isufaj përveçse të zhytet edhe më thellë në ujëra të zeza. Por qesh mirë kush qesh i fundit. Prokuror Elezin e detyruan të braktiste Kosovën se nuk ua ‘pastroji’ rastin VETERANËT. Po ne nuk ikim. Jemi shumë. Edhe të vendosur. Kosova SHTET I SË DREJTËS”, ka shkruar ajo në fund.