GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

A po hyn Kosova në një tranzicion të frikshëm?

26/01/2021
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Ismail Syla

Pamja e policit para hyrjes së ndërtesës së KQZ dhe transmetimi i drejtpërdrejtë i mbledhjes së KQZ-së për certifikimin e subjekteve politike dhe të kandidatëve për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit më ngjallën frikë dhe druajtje si paralajmërim që Kosova po hyn një krizë të rrezikshme.

Kur kësaj i shtohet fakti se aktualisht Kosova është Republikë e Ushtruesve të Detyrave, frika bëhet edhe më e madhe. Vetmia e kryetares së KQZ-së ishte tregues se në çfarë pozicioni pezull qëndron shteti i Kosovës. Tensionimi i filluar në një mbledhje të KQZ mund të prodhojë një hap të vogël të gabuar, por pasojat mund të jenë të mëdha.

A mundet Kosova si shtet i ri dhe demokraci e re ta përballojë këtë situatë me tone traumatizuese, që mund të bëhen goditje traumatike vetëm nga një shkëndijë e vogël, kur po krijohet përshtypja se jemi para një situate tranzicioni politik? Shenjat janë paralajmërim i kronikave të frikshme.

Bashkësia ndërkombëtare sikur është lodhur me ne dhe sikur është pak mënjanë për të parë se deri ku mund të shkojnë zhvillimet politike të cilat i determinojmë vetë ne. Më në fund dolën përfaqësuesit e shteteve të Kuintit dhe kërkuan të mos ndërhyhet në punën e KQZ-së.

Në këtë vorbull zhvillimesh është për t’u përshëndetur qëndrimi korrekt, me integritet dhe profesionalizëm i kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, e cila nuk lejoi që ligji të lexohet nga bishti drejt kokës. Ajo nuk krijoi shkas për të shkelur ligjin, edhe pse, në vend të reagimit dhe përkrahjes së shpejtë, zyrtarët e Gjykatës Kushtetuese e lanë në baltë. Hedhja e shkopit në rrotë nuk bëri punë, por asaj nuk do t’ia falë kurrë blloku politik që veten e konsideron në ardhje.

Pas zhvillimeve normale, çdo shoqëri, qoftë e madhe ose e vogël, vjen deri te momenti i tranzicionit. Jemi dëshmitarë se fund se si superfuqia globale, ShBA-ja kaloi një situatë në mënyrë të kontrolluar. Pamja e inaugurimit të Presidentit Biden, ku sheshi, publiku u zëvendësua me flamuj amerikanë tregoi se jo vetëm rreziku nga Covid-19, por as ai i huliganëve që përdhosën Kongresin amerikan nuk mund ta lëkundin themelin e shtetit më të fuqishëm në botë.

Ndonjëherë shoqëria mund të krahasohet edhe çiftet bashkëshortore. Edhe qytetarët mund të gjenden para dilemave, ashtu si bashkëshortët para divorcit traumatik, që zëvendësohet akoma edhe më keq, me një martesë të re abuzive.

Koha do të vërtetojë autenticitetin e përcaktimit. Përcaktimi i parë mund të jetë me të meta, por është i parashikueshëm, e di kë po e braktis, ndërsa përcaktimi i dytë është me të panjohura.

Shenjat janë të frikshme.

ShareTweetShare
Previous Post

Skenderaj, KEDS po sanon dëmet në rrjet

Next Post

Arrestohet një femër në Drenas, shkeli me veturë një vajzë të mitur

Next Post

Arrestohet një femër në Drenas, shkeli me veturë një vajzë të mitur

Lajmet e fundit

Të arrestuarit për spiunazh tek BIA, Ramadani: Serbia dëshiron ta bëjë Kosovën të pajetueshme, jostabile dhe të nxis përçarje mes komunitetesh

Të arrestuarit për spiunazh tek BIA, Ramadani: Serbia dëshiron ta bëjë Kosovën të pajetueshme, jostabile dhe të nxis përçarje mes komunitetesh

10/05/2025
​Kosova më 13 qershor nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtje me SHBA

​Kosova më 13 qershor nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtje me SHBA

10/05/2025
Sekretari i Jashtëm i Indisë: Të dyja palët ramë dakord për armëpushim

Sekretari i Jashtëm i Indisë: Të dyja palët ramë dakord për armëpushim

10/05/2025
19 vjeçari në Ferizaj e plagos motrën, Policia intervenon dhe e arreston të dyshuarin

19 vjeçari në Ferizaj e plagos motrën, Policia intervenon dhe e arreston të dyshuarin

10/05/2025
Haradinaj: Beteja me Gjykatën Speciale nuk përfundon me verdiktet e tyre politike

Haradinaj: Beteja me Gjykatën Speciale nuk përfundon me verdiktet e tyre politike

10/05/2025
Trendafilova të martën në Kosovë, veteranët kundërshtojnë vizitën

Trendafilova të martën në Kosovë, veteranët kundërshtojnë vizitën

10/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Të arrestuarit për spiunazh tek BIA, Ramadani: Serbia dëshiron ta bëjë Kosovën të pajetueshme, jostabile dhe të nxis përçarje mes komunitetesh

Të arrestuarit për spiunazh tek BIA, Ramadani: Serbia dëshiron ta bëjë Kosovën të pajetueshme, jostabile dhe të nxis përçarje mes komunitetesh

10/05/2025
​Kosova më 13 qershor nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtje me SHBA

​Kosova më 13 qershor nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në mbrojtje me SHBA

10/05/2025
Sekretari i Jashtëm i Indisë: Të dyja palët ramë dakord për armëpushim

Sekretari i Jashtëm i Indisë: Të dyja palët ramë dakord për armëpushim

10/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.