Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i është gëzuar lajmit për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ai në llogarinë e tij në Twitter, Begaj ka thënë se drejta e Kosovës u legjitimua në familjen evropiane ku përket,transmeton Gazeta Papirus
“Urime Kosovë! Me nënshkrimin e sotëm, e drejta për liberalizim vizash për qytetarët e Republikës së Kosovës u legjitimua në familjen evropiane të cilës i përket”.