Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, ka vlerësuar se takimi i sotëm me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ambasadorin amerikan në Bosnjë e Hercegovinë, Michael Murphy, ka qenë produktiv.
Hill shkroi në Twitter se në takimin në Beograd u diskutua për perspektivat e BE-së dhe dinamikat rajonale në Ballkanin Perëndimor.
Sipas fjalëve të tij, ata ranë dakord mbi rëndësinë e mbështetjes së sovranitetit, integritetit territorial dhe karakterit shumë-etnik të BiH.
“Një takim produktiv me presidentin Vuçiq dhe ambasadorin Murphy mbi perspektivat e BE-së dhe dinamikën rajonale në Ballkanin Perëndimor. Të gjithë ramë dakord për rëndësinë e mbështetjes së sovranitetit, integritetit territorial dhe karakterit multi-etnik të BiH dhe institucioneve funksionale në nivelin shtetëror”, ka shkruar Hill.